Lajme

Shpërthen bombola në Selenicë, plagosen bashkëshortët

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur orët e para të mëngjesit në një banesë në Selenicë, ku kanë mbetur të plagosur pronarët e saj. Policia bën me dije rreth orës 05:53 ka marrë flakë një banesë si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi.
Nga shpërthimi kanë mbetur të dëmtuar pronarët e banesës, 49-vjeçari R. S dhe bashkëshortja e tij 42-vjeçare M. S.
Siç njofton policia, bashkëshortja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe do të niset drejt Tiranës për mjekim më të specializuar. Nuk ka persona të tjerë të dëmtuar dhe gjithashtu banesa nuk përbën rrezik nga zjarri për banesat e tjera.
Ndërkohë, grupi hetimor po vijon veprimet e mëtejshme proceduriale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë