Lajme

Shpërthen bombola në një dyqan dhuratash, panik në Bllok. 4 të lënduar (Video)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mesditë në një dyqan në zonën e Bllokut në kryeqytet.
Bëhet fjalë për një shpërthim në një dyqan dhuratash në rrugën “Vaso Pasha” afër karburant Alpet ku ka shpërthyer bombola e heliumit që mbushte tollumbacet. Policia ka konfirmuar katër persona të lënduar. Shpërthimi ka qenë aq i fortë, saqë ka dëmtuar edhe një biznes ngjitur, një argjendari.
Policia bën me dije se si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar shtetasit S. P dhe A. P, E. N dhe D.S të cilët janë dërguar në Spital për ndihmë mjekësore.
Mësohet se 3 prej të lënduarve janë, 1 banor që kalonte rastësisht dhe 2 vajza punonjëse të argjendarisë aty pranë.
E gjitha zona u mbulua nga tymi dhe ka shkaktuar panik te banorët përreth. Menjëherë zona u rrethua nga policia, të cilët thonë se është me rrezik. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë