Ka ndodhur

Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një grua në Krujë

Një bombol gazi e cila përdorej për gatim, ka shpërthyer në një banesë në Tapizë të Krujës, ku si pasojë është plagosur e zonja e shtëpisë.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, ku bombola ka shpëthyer aksidentalisht në banesën e shtetasit me inicialet M.S.

Për pasojë është plagosur bashkëshortja e këtij të fundit, me inicialet A.B.

Fatmirësisht mësohet se ajo ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë