Ka ndodhur

Shpërthejnë bombolat e gazit në Elbasan dhe Durrës, lëndohet një e moshuar

Dy bombola gazi kanë shpërthyer këtë të hënë në Manëz të Durrësit dhe në Elbasan. Shpërthimi në Elbasan ka ndodhur në një byrektore, ku fatmirësisht nuk ka pasur lëndime në njerëz. Zjarrfikëset kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur të shuajnë flakët.

Po ashtu, një 70-vjeçare ka pësuar lëndime në Manëz të Durrësit, pasi i shpërtheu bombola e gazit në banesë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 në banesën e shtetasit U.M. Nga shpërthimi i bombolës, u plagos 70-vjeçarja S.M., e cila ka pësuar lëndime dhe është dërguar në spital për mjekim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë