Lajme

Shpërndante lëndë narkotike, në pranga 52-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla.
Policia bën me dije se ka vënë në pranga shpërndarësin e lëndës narkotike dhe ka sekuestruar 257 gr. lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Sic thuhet në njoftim, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në Tiranë, gjatë patrullimit në territor, kanë marrë informacion se një shtetas posedonte lëndë narkotike dhe merrej me shpërndarjen në doza të vogla.
Bëhet me dije se ka përfunduar në pranga shtetasi A. V., 52 vjeç, banues në Tiranë, të cilin policia e ka identifikuar në rrugën “Sulejman Delvina”, në kryeqytet.
Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 257 gr. lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë