Ka ndodhur

Shpërndante lëndë narkotike, arrestohet 38-vjeçari në Shkodër

Policia e Shkodrës ka goditur një tjetër rast të tentativës për të shpërndarë lëndë narkotike në doza të vogla dhe ka vënë në pranga një 38-vjeçar.

Policia thotë se në pranga ka përfunduar shtetasi me inicialet E. P. 38 vjeç, banues në lagjen Skënderbeg, Shkodër,

Forca Posaçme “Shqiponja” në vendin e quajtur Xhabije, Shkodër gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur me vete 38-vjeçarit një sasi dozash lëndë narkotike.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjet një sasi lëndë narkotike cannabis sativa, gjithsej 52 doza me peshë totale 51.8 gramë kanabis.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë