Lajme

Shpërndante lëndë narkotike, arrestohet 23-vjeçari në Lezhë

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 23-vjeçar, pasi shpërndante lëndë narkotike
Policia bën me dije se është vënë në pranga shtetasi me inicialet S. R.,23 vjeç, banues në Ishull Shëngjin, Lezhë, i cili u kap në afërsi të një shkolle.
Siç njofton policia, arrestimi i tij u bë pasi Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dispononin informacione se ky shtetas shpërndante lëndë narkotike dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza të vogla me lëndë narkotikë të dyshuar Cannabis Sativa.
Gjithashtu gjatë kontrollit në banesë dhe përreth saj u gjetën dhe 203 gr. lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.
Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë