Lajme

Shpërndante kokainë, pranga 50-vjeçarit në Tiranë

Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga një 50-vjeçar i cili është kapur me 87 gram kokainë e bërë gati për shitje në 174 doza.
Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.
Në sajë të operacionit antidrogë “Recidivist”, policia ka vënë në pranga një 50-vjeçar, i cili është kapur me 87 gramë kokainë e bërë gati për shitje në 174 doza.
Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A. M., 50 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar edhe më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Policia ka marrë informacione në rrugë operative për shtetasin në fjalë dhe ka arritur ta kapë në flagrancë 50-vjeçarin në zonën e Alliasit me doza lënde narkotike kokainë, e gatshme për t’u hedhur në treg.
Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë iu gjet dhe iu sekuestrua 87 gram lëndë narkotike kokainë e ndarë në doza.
Gjithashtu u sekuestrua edhe 1 automjet i markës Mecedez Benz me të cilin lëvizte i dyshuari për tregtimin e lëndës narkotike.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë