Policia e Tiranës ka arrestuar një 32-vjeçar, pasi shpërndante drogëra të forta në doza të vogla.
Në pranga ka rënë 32-vjeçari Ardian Ramushi, i cili sipas policisë, shpërndante heroinë në zonën e Selitës, Tiranës së Re dhe në disa zona të tjera të Tiranës.
I riu u arrestua gjatë operacionit policor të koduar “Devijimi”, në rrugën “Sulejman Delvina”.
Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së tij, shtetasi, policia i gjeti dhe sekuestroi 185 doza me lëndë narkotike heroinë, një sasi me lëndë narkotike metadon, 2 aparate celular dhe 1 peshore elektronike.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.