Lajme

Shpërndanin lëndë narkotike, në pranga 2 të rinj në Durrës

Policia e Durrësit ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla dhe ka vënë në pranga 2 shtetas.
Policia bën me dije se ka arrestuar në flagrancë shtetasit J. R., 18 vjeç dhe E. XH., 16 vjeç, banues në Durrës.
Gjatë kontrollit fizik, policia u ka sekuestruar në cilësinë e provave materiale lëndë narkotike të dyshuar marijuanë, e ndarë në doza, me qese farmaceutike të gatshme për shpërndarje, një thikë, kaçavidë dhe një maskë në formë kapuçi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë