Ka ndodhur

Shpërndanin kokainë në disa zona të Tiranës, kapen në flagrancë dy trafikantët

Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion antidrogë, duke arrestuar dy persona dhe sekuestruar një sasi kokaine. Në këtë operacion  janë arrestuar shtetasit Luan Nexhipi dhe Euklid Celmeta, si dhe janë sekuestruar 1 kg e 117 gram kokainë, 1 shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Dy personat e lartpërmendur janë vënë në pranga në rrugën “Nikolla Lena” në kuadër të operacionit të koduar “Urus”. Atyre u është bërë shenjë që të ndalonin nga policia por kanë tentuar t’ia mbathin më vrap. Pasi u kapën, u ushtrua kontroll edhe në makinën ku po udhëtonin Çelmeta dhe Nexhipi, ku është gjetur sasia e kokainës e futur në një valixhe e stampuara me vulën “Urus”.

U sekuestruan 6 aparate celularë dhe një shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike. Makina në të cilën udhëtonin dy personat që u arrestuan, u vu gjithashtu nën sekuestro. Tashmë, Nexhipi dhe Çelmeta akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë