Policia e Lezhës ka finalizuar një operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta, duke arrestuar tre persona dhe sekuestruar një sasi kokaine.
Të arrestuarit janë shtetasit me inicialet D. A., 39 vjeç, banues në Maminas, Durrës; E. H., 21 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë; dhe K. Q., 26 vjeç, banues në Kamëz,Tiranë.
Siç njofton policia, këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin lëviznin për në drejtim të Lezhës ku do të shpërndanin kokainën në zonën e Ishull Lezhë. Por policia ka mundur që të bie në gjurmët e tyre dhe të organizojë operacionin ku më pas i ka arrestuar.
Fillimisht është arrestuar në flagrancë shtetasi me inicialet D. A., në lulishten e një picerie në Ishull Lezhë.
Gjatë kontrollit, Policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 160 gr. lëndë narkotike e dyshuar kokainë, të cilën do ta shpërndante në doza të vogla.
Më pas janë arrestuar edhe dy bashkëpunëtorët e tij, të cilët e prisnin në lulishten e picerisë, me një automjet që drejtohej nga shtetasi K. Q. dhe pasagjer E. H., të cilët së bashku do ta shpërndanin lëndën narkotike në doza.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.