Rend dhe Ligj

Shpërdoroi detyrën, pranga 30-vjeçarit në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 30-vjeçar, pasi ishte i shpallur në kërkim për shpërdorim detyre në objektet e dëmtuara nga tërmeti.

Policia thotë se është vënë në pranga shtetasi me inicialet A. D, 30 vjeç, banues në Durrës.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Po ashtu është vënë në pranga shtetasi me inicialet I. B, 52 vjeç, banues në Durrës.

52-vjeçari është konstatuar nga shërbimet e Policisë në Flakë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, duke shkelur urdhrin e qeverisë për lëvizjen dhe në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë