Lajme

Shpërdorim detyre në Dibër, 6 të proceduar, mes tyre edhe ish-kreu i ALUIZNI-t

Policia ka finalizuar një operacion policor kundër informalitetit, ku janë proceduar penalisht ish-drejtori i dhe ish-përgjegjësi i ALUIZNI-t si edhe katër ish-zyrtarë të Llixhave në qytetin e Dibrës. Në ndjekje penale janë shtetasit N.K, 56 vjeç, banues në Tiranë, ish-drejtor i Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/ Ndërtimeve Informale, në Dibër.
E.M, 37 vjeç, banues në Dibër, ish-përgjegjës për  sektorin e  ALUIZNI-t, në qytetin e Dibrës.

Nga hetimet rezulton se këta shtetas, kanë shpërdorur detyrën duke sjellë përfitime të personave të tjerë si dhe kanë dëmtuar interesat e shtetit, duke qenë se kanë pasur poste drejtuese pranë kësaj drejtorie.

Nën të njëjtën akuzë, janë arrestuar edhe shtetasit me iniciale:
I.Q., 54 vjeç, ish-Drejtor i Ndërmarrjes, Qendra Balneare Dibër.
I.V, 52 vjeç, ish-Përgjegjës i Zyrës së Financës.
S.K, 35 vjeç, ish-Drejtor i Ndërmarrjes.
E.M, 27 vjeç, ish-Financier.

Përpos akuzave të mësipërme, këta shtetas akuzohen gjithashtu, edhe për shmangien e taksimin mbi të ardhurat dhe shpërblimet e punonjësve të kësaj qendre. Tashmë, materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë