Lajme

Shpërdorim detyre dhe pyje të dëmtuar; arrestohen 10 qytetarë në Korçë

Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër operacion të quajtur “Prespa” pas një hetimi 1 mujor. Janë arrestuar 6 persona, ndërsa 4 të tjera janë proceduar në gjendje të lirë,  për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Prerja e paligjshme e pyjeve”.

U bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-O.D, 38 vjeç, banues në Korçë (me detyrë përgjegjës monitorimi pranë Agjensisë së Zonave të Mbrojtura në Qarkun Korçë)

-V.M, 58 vjeç, banues në fshatin Gollomboç, Liqenas (me detyrë përgjegjës menaxhimi pranë AZM)

- E.L, 48 vjeç, banues në Korçë (me detyrë roje pranë AZM)

- A.V, 43 vjeç, banues në Goricë të Madhe, (me detyrë roje pranë AZM)

- V.J, 65 vjeç, banues në Goricë të Madhe, (me detyrë roje pranë AZM)

Ndërsa, shtetasit me iniciale  E. A; M.S; D.B; J.N dhe D.S janë proceduar penalisht në gjendje të lirë. Sipas Policisë së Shtetit, qytetarët e lartpërmendur kanë shpërdoruar detyrën, duke shkaktuar dëme të rënda në zonën që mbulonin. Gjithashtu, u sekuestruan 50 m sterë dru, 4 mjete, si edhe 5 copë motosharra. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Ko


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë