Gjykata e Tiranes ka shpallur të pafajshëm deputetin Tom Doshin për çështjen e kallëzimit të rremë për atentatin e supozuar ndaj tij.
Në seancën e sotme, gjykata vendosi ta shpallë atë të pafajshëm, ndërkohë që vendosi 1 vit burgim për ish-deputetin Mark Frroku, por për shkak të gjykimit të shkurtuar i mbeten 8 muaj burg.
Ndërkohë që me 1 vit burg është dënuar Durim Bami.
Kujtojmë se seancën e shkuar gjatë pretencës, prokuroria kishte kërkuar dënimin me nga një vit burg për deputetin Tom Doshi, ish-deputetin Mark Frroku dhe shtetasin Durim Bami, në akuzë për “kallëzim të rremë”, lidhur me atentatin e supozuar ndaj deputetit Doshi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.