Futboll

Shorti i Ligës së Europës/ Derbi italian Milan-Roma, Gjimshiti peshkon Liverpulin

Gazeta Si – Janë përcaktuar tashmë edhe 4 çiftet çerekfinaliste të Ligës së Europës, pas shortit të hedhur sot në Nion. Një short i hidhur për italianët, pasi Milani do të përballet me Romën dhe një prej tyre duhet të dalë nga kompeticioni që në çerekfinale.

Kush fiton mes Milanit dhe Romës do të përballet në gjysmëfinale me ekipin që kualifikohet nga sfida Bajer Leverkusen-Uest Hem.

Berat Gjimshiti me Atalantën do të sfidojë gjigantët e Liverpulit, ekipin favorit për fitimin e trofeut. Nëse kapiteni kuqezi kualifikohet me skuadrën e tij, gjen përballë një mes Benfikës dhe Olimpikut të Marsejës.

Çiftet çerekfinaliste të Ligës së Europës
Milan-Roma
Liverpul-Atalanta
Bajer Leverkusen-Uest Hem
Benfika-O.Marsejë

Ndeshjet e para çerekfinale zhvillohen më 11 prill, ato të kthimit 18 prill. Më 2 dhe 9 maj do të zhvillohen gjysmëfinalet dhe më 22 maj finalja në Dublin.

Liga e Konferencës

U hodh sot edhe shorti i çerekfinaleve të Ligës së Konferencës, që përcaktoi këto çifte:
Bryzh-PAOK
Olimpiakos-Fenerbahçe
Aston Vila-Lilë
Viktoria Plzen-Fiorentina


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë