Futboll

Shorti i Kupës së Shqipërisë/ Tirana me fat, ndeshet me Kukësin në gjysmëfinale

Gazeta Si – Është hedhur sot shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë, ku janë kualifikuar Tirana, Vllaznia, Egnatia dhe Kukësi. Ishte një short me fat për Tiranën, që do të përballet me Kukësin, vendin e fundit të Superiores.

Çifti tjetër gjysmëfinalist është Egnatia–Vllaznia dhe këtu pritet një rivalitet më i madh, pasi përplasen dy skuadrat e vendeve të para në kampionat.

Gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë zhvillohen me sistemin vajtje-ardhje. Ndeshjet e para luhen 3 prill, kurse ato të kthimit më 24 prill. Finalja është parashikuar të zhvillohet më 14 maj.

Çiftet gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë
Kukësi–Tirana (3 prill)/ Tirana–Kukësi (24 prill)
Egnatia–Vllaznia (3 prill)/ Vllaznia–Egnatia (24 prill)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë