Futboll

Shorti i Europa League, Milan “peshkon” Manchesterin, Kumbulla me fat

Është hedhur ditën e sotme shorti i Europa League për fazën e 1/8-tave të këtij kompeticioni. Goglat e hedhura në Nyon të Zvicrës i vendosën kuqezinjtë përballë Manchester United me ndeshjen e parë që do të luhet në Old Trafford të enjten e 11 marsit. Ajo mes Manchester United dhe Milanit është sfida më e fortë e këtij raundi në të cilin nuk mungojnë përballjet interesante. 

Sakaq, Roma e Marash Kumbullës është shortuar me Shaktar Donetsk. Ukrainasit janë një rival i kalueshëm për italianët, të cilët ia dolën të shmangnin rivalë shumë të fortë në letër. Ndërkohë, Arsenalit do t’i duhet të udhëtojë drejt Pireut për t’u përballur me grekët e Olympiacos me ndeshjen e parë që do të luhet në Athinë. 

Ndërkaq, një sfidë e kalueshme është edhe për Tottenham e Mourinho që gjen përballë Dinamo Zagreb, ndërsa Young Boys që e eleminoi Tiranën, tashmë do të sfidojë Ajax.

Raundi i 1/8 të Europa League:

AJAX- YOUNG BOYS
DYNAMO KYIV-VILLAREAL
ROMA-SHAKHTAR DONETSK
OLYMPIACOS-ARSENAL
DINAMO ZAGREB-TOTTENHAM
MANCHESTER UNITED-MILAN
SLAVIA PRAHA-RANGERS
GRANADA-MOLDE


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë