Futboll

Shorti i Championsit/ Interi përballë Atletiko Madrid, Hysaj sfidon Bajern Mynih

Gazeta Si – Përcaktohen 8 çiftet e fazës së parë me eliminim direkt të Championsit për sezonin 2023-2024. Në shortin e hedhur sot në Nion, ish-kapiteni i Çelsit, Xhon Terri, tërhoqi goglën që e vë Interin e Kristian Asllanit përballë Atletiko Madridit.

Lacio e Elseid Hysajt do të përballet me një nga emrat më të mëdhenj të Championsit në fazën e 1/8-ve, Bajernin e Mynihut.

Kampionët në fuqi të Mançester Sitit ishin më shumë fat në short, teksa do të ndeshen me surprizën Kopenhagen. Napoli përballet me Barcelonën, kurse Real Madrid luan me gjermanët e Lajpcigut.

Finalja e Championsit këtë sezon do të zhvillohet në 'Wembley', më 1 qershor 2024.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë