Futboll

Shorti i Champions / Zyrtarizohen vazot dhe 5 zëvendësimet, gjithçka që duhet të dini para ceremonisë

Gati një muaj për përfundimit të edicionit të fundit të Champions League në Lisbonë, sot në orën 17:00, në Gjenevë, do të hidhet shorti për fazën e grupeve të kompeticionit që do të nisë në 20 e 21 tetor. Kompeticioni më i rëndësishëm europian për klube, deri në një urdhër të ri, do të luhet me dyer të mbyllura e janë lejuar 5 zëvendësime (lojtarët e regjistruar do të jenë 23). Finalja do të luhet në stadiumin Atatürk të Stambollit, që duhet të mirëpriste finalen e 2020, por që u ndryshua për shkak të situatës.

SKUADRAT

ITALIA: Juventus, Inter, Atalanta, Lazio

SPANJA: Real Madrid, Barcellona, Atletico Madrid, Sevilla

ANGLIA: Liverpool, Manchester City, Manchester United, Chelsea

GJERMANIA: Bayern Mynih, Borussia Dortmund, Leipzig, Borussia Mönchengladbach

FRANCA: Psg, Marseille, Rennes

RUSIA: Zenit St Petersburg, Lokomotiv Moskë

PORTUGALI: Porto

BELGJIKË: Club Brugge

UKRAINË: Shakhtar Donetsk, Dynamo Kyiv

TURQIA: Istanbul Basaksehir

HOLLANDA: Ajax

GREQIA: Olympiacos

HUNGARIA: Ferencvaros

VAZOT

Skuadrat do të ndahen në katër koka grupi. Vazo 1 përbëhet nga fituesit e Champions e Europa League plus kampionët e gjashtë vendeve me renditjen më të lartë të Uefa, ndërsa vazot nga 2 në 4 përcaktohen nga klasifikimi i koeficienteve të shoqërive të kualifikuara. Asnjë klub nuk mund të përballet me një tjetër skuadër të vazos së tij e as të së njëjtës federatë.

VAZO 1: Bayern Mynih, Sevilla, Real Madrid, Liverpool, Juventus, Psg, Zenit St Petersburg, Porto.

VAZO 2: Barcellona, Atletico Madrid, Manchester City, Manchester United, Shakhtar Donetsk, Borussia Dortmund, Chelsea, Ajax.

VAZO 3: Dynamo Kyiv, Leipzig, Inter, Olympiacos, Lazio, Atalanta, Krasnodar

VAZO 4: Lokomotiv Moskë, Marseille, Club Brugge, Borussia Mönchengladbach, Istanbul Basaksehir, Rennes, Ferencvaros.

DATAT

Faza e grupeve do të nisë në 20 e 21 tetor 2020 e do të përfundojë në 8 e 9 dhjetor. Faza me eliminim direkt, ndërkohë, do të zhvillohet në 2021: 1/8 mes 16 shkurt e 17 mars, çerekfinalet mes 6 e 14 prillit, gjysmëfinalet mes 27 prillit e 5 majit. Finalja është në program në 29 maj 2021 në stadiumin Atatürk të Stambollit.

FAZA E GRUPEVE

Java 1: 20/10/2020–21/10/2020

Java 2: 27/10/2020–28/10/2020

Java 3: 03/11/2020–04/11/2020

Java 4: 24/11/2020–25/11/2020

Java 5: 01/12/2020–02/12/2020

Java 6: 08/12/2020–09/12/2020

FAZA ME ELEMINIM DIREKT

1/8 e finaleve: 16/02/2021–17/03/2021

1/4 e finaleve: 06/04/2021–14/04/2021

1/2 e finaleve: 27/04/2021–05/05/2021

Finalja: 29/05/2021


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë