Jete & Stil

Shoqëria apo familja… nga e marrim lumturinë më të madhe?

Asgjë nuk është më e rëndësishme sesa familja por një studim i ri ka treguar se shoqeria zë një vend akoma më të rëndësishëm kur bëhet fjalë për emocionet që marrim nga koha e kaluar  me ta.
Nathan Hudson, profesor në Universitetin "Southern Methodist" në Teksas bashkë me ekipin e tij ka kryer një studim ku u kërkoi më shumë se 400 personave që të vlerësonin kohën që kalonin me familjen dhe kohës që kalonin me shoqërinë.
Hulumtimi i Hudson tregoi se njerëzit  raportojnë nivele më të larta emocioni kur kalojnë kohë me shoqërinë e tyre sesa me familjarët.
Sipas Hudson, zbulimi ka të bëjë më shumë me aktivitetin sesa personin me të cilin ndahet. Kjo sepse njerëzit kanë tendencë të kalojnë më shumë nga koha e tyre duke bërë aktivitete të këndshme me miqtë sesa me anëtarët e familjes, të cilët herë pas here e gjejnë veten duke bërë gjëra që nuk të japin kënaqësi siç mund të jenë punët e shtëpisë.

“Pjesëmarrësit ishin të lumtur kur rrinin me familjen e tyre por jo aq sa kur ishin me shoqërinë.” tha Hudson.

Aktivitetet që njerëzit kryejnë më shpesh ndërsa janë me partnerët e tyre ose një pjesëtar të familjes përfshijnë kryesisht një kafe, qëndrim në natyrë apo ngrënie. E kundërta ndodh kur kalojnë kohë me shoqërinë pasi njerëzit janë të prirur të bëjnë aktivitete që i bëjnë më shumë të lumtur dhe nuk kanë të bëjnë me “detyrimet” siç ishin punët e shtëpisë apo darkat familjare.

“65% e pjesëmarrësve thanë se preferonin të kalonin kohë me shoqërinë pasi ndiheshin më të lumtur.” tha Hudson.

Ai tha se është e rëndësishme të krijoni mundësi për përvoja pozitive me partnerët dhe pjesëtaret e familjes pasi kështu mund të ndiheni më të lumtur  gjatë kohës që kaloni me to. Në të kundërt, marrëdhëniet familjare që nuk përfshijnë asgjë tjetër përveç punëve të shtëpisë dhe kujdesi për fëmijët nuk do të sjellë shumë lumturi me kalimin e kohës.

Imazh ilustrues

“Këto zbulime tregojnë gjithashtu për rëndësinë e ekuilibrit të jetës. Ne duhet të krijojmë kohë për çdo gjë dhe të mundohemi të kalojmë kohën duke bërë gjëra që duam me njerëzit që duam." tha Hudson.

Burimi: Psychology Today. Përktheu: Gazeta "Si"



Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë