Para

Shoqata Ndërkombëtare e Valutave: Covid-19 s’merret nga paratë

Teksa autoritetet kineze po shkatërrojnë paratë cash që potencialisht kanë rënë në kontakt me koronavirusin, vendet perëndimore mbesin fatkeqësisht mbrapa jo vetëm në përgjigjen e tyre ndaj pandemisë, por edhe në miratimin e pagesave dixhitale.

Madje, autoritetet europiane nuk e konsiderojnë aspak infektimin me Covid-19 përmes parasë.

Shoqata Ndërkombëtare e Valutave siguron publikun se Koronavirusi nuk ngjitet nga paratë cash, përndryshe thotë ajo, do të kishte shumë më shumë të infektuar në të gjithë botën.

Shoqata Ndërkombëtare e Valutave ICA shprehet se nuk ka dëshmi se kartëmonedhat janë më të ndotura se çdo sipërfaqe tjetër, që do të thotë nuk ka më shumë rrezik për të marrë këtë virus nga kontakti me paratë cash se sa kur prek sipërfaqje të tjera të cilat janë vërtetuar se e mbajnë gjallë virusi për disa ditë.

Edhe, disa banka qendrore, nuk gjejnë prova që kartëmonedhat mund të transmetojnë virusin.

Sipas tyre propabiliteti për të transmetuar koronavirusin nëpërmjet parave cash është e ulët.

Anëtari i Bordit Ekzekutiv të Bundesbank, Johannes Beermann është shprehur se rreziku i marrjes së koronavirusit përmes parave cash është mëse minimal.

Në një konferencë për mediet në Bundesbank, Beermann vuri në dukje se "mundësia për t'u infektuar nga përdorimi i parave cash është më i vogël sesa nga shumë objekte të tjera që përdoren në jetën e përditshme".

Kartëmonedhat dhe monedhat nuk paraqesin rrezik të veçantë të infektimit për publikun. Kartëmonedhat në euro sipas të dhënave, janë projektuar të tilla që ndotja përmes përdorimit të përditshëm të jetë minimale.

Në 35 degët e saj, Bundesbank çdo vit përpunon mbi 14 miliardë kartëmonedha, heq kartëmonedhat e ndotura dhe i zëvendëson ato.

Edhe infektivologja René Gottschalk, drejtuese e Zyrës së Shëndetit në Frankfurt ndan të njëjtin mendim se nuk ka rrezik që njerëzit të infektohen me Covid-19 përmes parasë cash.

"Në parim, është plotësisht e parëndësishme se sa kohë patogjenët mund të mbijetojnë në sipërfaqe. Ajo që është vendimtare është nëse ekziston një kanal infektimit.  Nuk ka asnjë kanal të tillë infektimi për kartëmonedhat. Nëse virusi do të përhapej përmes kartëmonedhave ose sipërfaqeve të tavolinave, numri i rasteve të infektuar me Koronavirus do të ishte shumë më i lartë", tha Gottschalk.

Më herët pavarësisht raportimeve të ndryshme në medie se Organizata Botërore e Shëndetit po i shtynte njerëzit të përdornin pagesa dixhitale krahasuar ato në cash, një zëdhënës i OBSH i intervistuar nga CNBC ka deklaruar se Organizata nuk ka lëshuar asnjë paralajmërim ose deklaratë në lidhje me përdorimin e parave cash që mund të jenë transmetues të Koronavirusit. Përkundrazi, përsëriti ai, duhet të lani duart, përfshirë edhe pas përdorimit të parave, veçanërisht nëse jeni duke ngrënë ose prekur ushqim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë