Futboll

Shoqata e menaxherëve: Lojtarët në skadencë mund të refuzojnë të luajnë

Janë caktuar datat dhe oraret e rifillimit, por ekziston një kërcënim mbi futbollin: futbollistët në skadencë kontrate. “Në këtë moment cilido lojtarë që i skadon kontrata në 30 qershor mund të largohet. Federata duhet të ndërhyjë në zgjatjen e kontratave, por deri tani vetëm fjalë. Lojtarët në teori mund të refuzojnë të luajnë përtej skadencës së kontratës së tyre”, ka thënë Beppe Galli, presidenti i Shoqatës së menaxherëve.

Për sa i përket rasteve të Petagna apo Rrahmani, që janë blerë tashmë nga Napoli, por ende tek Spal e Veron: “Blerjet e reja mund të bashkohen me skuadrën, por nuk mund të zbresin në fushë. Të paktën deri në përfundim të kampionatit 2019/20. Ndërhyrja e Federatës është vendimtare’’.

Edhe te ekipet shqiptare është i njëjti problem. Sulmuesi i Bylisit, Saliu Guindo është larguar nga ekipi i pasi pretendon se kontrata i ka mbaruar në 31 maj, ndërsa klubi ballshiot dëshiron ta mbajë deri në fund të sezonit, pasi kampionati u ndal për shkak të pandemisë dhe automatikisht kontrata e tij zgjatet dhe për në verë. Rast i përsëritur te Bylisi, pasi në të kaluarën edhe Olayinka dhe Dorian Kërçiku janë larguar në mesnatë nga hoteli i klubit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë