Ka ndodhur

Shoqata e emigrantëve peticion kundër karantinës për ata që vijnë nga Greqia

Shoqata e emigrantëve shqiptarë në Greqi ka firmosur një peticion kundër vendimit të Komitetit të Ekspertëve për të vendosur karantinë 2-javore për shtetasit që hyjnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut. Ky peticion i është dërguar Presidentit të Republikës, i cili iu ka përcjellë shqetësimin qeverisë, ministrisë së Shëndetësisë dhe KQZ-së.
Në letrën e Presidencës, që iu dërgohet për dijeni dhe OSBE/ODIHR në Shqipëri, misionit të tyre, Kuvendit, Avokatit të Popullit, Ambasadave të BE, SHBA dhe Britanisë, si dhe subjekteve politike, kërkohet vlerësim i vendimit të Komitetit të Ekspertëve dhe marrja e masave.
Shoqata e Emigrantëve deklaron se kjo masë është diskriminuese dhe ju pengon emigrantëve të drejtën e votimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë