Trend

Shoferët ‘më të këqij’ në Europë, kryesojnë grekët

Një sondazh ka zbuluar se 79% e europianëve kanë një opinion negativ për shoferët e tjerë ndërsa, sigurisht, 97% e tyre krenohen me aftësitë e tyre të shkëlqyera në timon.

Sondazhi i 12,400 europianëve u krye nga Fondacioni Vinci në Francë. U pyetën të paktën 1000 njerëz në secilin prej 11 vendeve për zakonet e tyre të drejtimit dhe ato të shoferëve të tjerë, brenda dhe jashtë vendit.

42% e polakëve thanë se ngasja ka të bëjë me "çdo njeri për vete" (krahasuar me vetëm 7% të spanjollëve), ndërsa një e katërta e britanikëve pretenduan se nuk ishin i njëjti person pas timonit si përpara tij.

Sondazhi merr gjithashtu stereotipe kombëtare. Vetëm 16% e shoferëve italianë thanë se shokët e tyre italianë ishin të sjellshëm, ndërsa 14% e shoferëve francezë mendojnë se shoferët francezë janë të stresuar.

Ndërkohë, britanikët dukeshin më të vetëkënaqur, duke llogaritur se 68% e shoferëve i kushtonin vëmendje rrugës dhe gjysma ishin të qetë dhe të sjellshëm.

Megjithatë, kur erdhi puna për të gjykuar vendet e tjera, gjërat dukeshin pak më ndryshe. Gjermanët thanë që vetëm 30% e shoferëve të vendeve të tjera ishin agresivë dhe akoma më pak të papërgjegjshëm.

Më pak gjykues ishin spanjollët dhe britanikët.

Grekët ishin më kritikët ndaj zakoneve të vozitjes së vendeve të tjera. Shumica e të pyeturve( 91%) kanë përdorur përshkrime negative.

Ata gjithashtu dolën në krye për "sjellje të papërshtatshme" të vetë-raportuara në makinat e tyre. Gjysma raportuan sharje, parakalim në anën e gabuar të rrugës ose bllokimi i rrugës duke folur me një shofer tjetër.

Greqia kryeson gjithashtu ‘bordin’ e shoferëve që përdorin telefonat e tyre gjatë vozitjes. 77% pranojnë se bëjnë telefonata dhe 83% raportojnë se përdorin telefonin e tyre në timon. Spanja është në fund të kësaj tabele. Rreth 62% që përdorin telefonat inteligjentë gjatë vozitjes.

Greqia shënoi gjithashtu pikën më të lartë në drejtimin e rrezikshëm. Rreth një e treta e shoferëve që pranuan sjellje si shpejtësia, shmangia e semaforit të kuq, mos ngadalësimi i shpejtësisë për punimet në rrugë dhe mosmbajtja e një distancë të sigurt midis makinave.

Burimi:CNN/Përshtati:Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë