Futboll

Shmanget tragjedia në Francë, lojtari i Nisës tentoi vetvrasjen pas zhgënjimit në dashuri

Gazeta Si – Futbollisti 22-vjeçar, që kishte kërcënuar se do të vetëvritej, është shpëtuar nga zjarrfikësit. Një problem sentimental çoi të riun tek ai gjest.

Kalon rreziku. Beka Beka, futbollisti i Nisës, është shpëtuar. Gjatë paradites ai kishte kërcënuar se do të hidhej nga ura, por ndërhyrja e zjarrfikësve, që për disa orë kishin punuar bashkë me xhandarmërinë, bashkë me ndihmën e një psikologu të dërguar nga klubi, kanë shmangur të keqen.

Beka Beka ne nje ndeshje ndaj Lacios. Gazeta Si, 29 shtator 2023

Mesfushori francez me origjinë kongoleze ndaloi në korsinë e emergjencës në autostradë për t’u hedhur nga rreth 100 metra lartësi. Pas shumë përpjekjesh, tragjedia u shmang. E gjitha kjo situatë erdhi nga një zhgënjim në dashuri.

Shokët e skuadrës, pasi u njoftuan për atë që po ndodhte teksa stërviteshin, kanë provuar me të gjitha mënyrat për të kontaktuar ish-të fejuarën e lojtarit për ta çuar te vendi.

Mesfushori i vitlindjes 2001, Beka Beka, ka firmosur kontratë me Nisën në qershor të 2022-shit dhe prej saj përfiton 14 milionë euro. I lindur në Paris, ai ka luajtur 14 ndeshje sezonin e kaluar, ndërsa më parë ka luajtur në Rusi me Lokomotivën e Moskës dhe me Kaenin në Francë, ku është rritur. Me Francën ka marrë pjesë në Olimpiadën e Tokios.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë