Bota

Shmanget mrekullisht tragjedia në Japoni, 379 persona shpëtojnë para se avioni të digjet

Gazeta Si - Momente paniku të jashtëzakonshëm për 367 pasagjerë dhe 12 pjesëtarë të ‘Japan Airlines’, që është përplasur gjatë uljes me një avion të rojes bregdetare. Nga përplasja shpërtheu zjarri, por fatmirësisht të gjithë personat u evakuuan në kohë.

Qeveria japoneze ka bërë me dije se të 379 personat arritën të evakuoheshin në kohë, duke ndjekur udhëzimet e nevojshme. Shërbimi Zjarrfikës i Tokios ka saktësuar me në atë një konference shtypi se 17 persona janë lënduar.

Video të shumta që qarkullojnë në rrjetet sociale besohet se tregojnë avionin e Japan Airlines përpara se të evakuoheshin pasagjerët. Televizioni shtetëror NHK ka publikuar video që tregojnë se avioni është përfshirë nga flakët, ndërsa kishte ngecur në pistën e aeroportit.

Pasagjerët janë nxjerrë duke përdorur kanalin e daljes me fryrje. Në vendngjarje shihen zjarrfikësit, të cilët tentojnë të shuajnë zjarrin, por avioni u shkatërrua plotësisht.

Një zëdhënës i Japan Airlines tha se avioni ishte ngritur nga aeroporti Shin-Chitose i Hokkaido në Japoninë veriore dhe se zjarri shpërtheu, kur u ul në aeroportin Haneda të martën pasdite me orën lokale.

Nuk kanë mundur të mbijetojnë fatkeqësisht 5 personat që ndodheshin në avionin e vogël të rojës bregdetare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë