Futboll

Shkurti i mbushur me ndeshje, FSHF zbardh datat dhe oraret e kampionatit dhe Kupës

Gazeta Si – Muaji shkurt ka një kalendar të ngjeshur ndeshjesh për skuadrat e Superiores, mes kampionati dhe Kupës së Shqipërisë. FSHF ka zbardhur kalendarin me datat dhe oraret për ndeshjet e këtij muaji.

Në program janë 4 ndeshje kampionati, duke përfshirë ato të kësaj fundjave, si dhe ndeshjet e para çerekfinale të Kupës. E njëjta gjë është bërë edhe për javët e ardhshme të kampionatit të Kategorisë së Parë.

Janë fiksuar po ashtu datat e dy ndeshjeve të shtyra për shkak të motit të keq, Skënderbeu–Dinamo dhe Kastrioti-Bylis. Këto dy ndeshje do të zhvillohen më 21 shkurt.

Kalendari i Superiores, java 23
Egnatia-Laçi 10.02.2024 13:30
Vllaznia-Teuta 10.02.2024 17:00
Dinamo-Partizani 10.02.2024 17:00
Tirana-Erzeni 11.02.2024 13:30
Skënderbeu-Kukësi 11.02.2024 17:00

Java 24
Teuta-Kukësi 16.02.2024 16:00
Partizani-Tirana 16.02.2024 19:00
Laçi–Dinamo 17.02.2024 13:30
Erzeni-Skënderbeu 17.02.2024 13:30
Vllaznia–Egnatia 17.02.2024 17:00

Java 25
Egnatia-Teuta 25.02.2024 13:30
Kukësi-Erzeni 25.02.2024 13:30
Skënderbeu–Partizani 25.02.2024 17:00
Tirana-Laçi 26.02.2024 13:30
Dinamo–Vllaznia 26.02.2024 17:00

Kupa e Shqipërisë, çerekfinale
Kukësi-Partizani 20.02.2024 13:30
Teuta-Tirana 20.02.2024 17:00
Laçi-Egnatia 21.02.2024 13:30
Erzeni-Vllaznia 21.02.2024 13:30


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë