Lajme

Plagosen me thikë dy policë

Dy punonjës policie kanë mbetur të plagosur me thikë mëngjesin e kësaj të hëne. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "5 maji".

Autori është identifikuar si Nerfan Halimllari, një rom, i cili më herët kishte grabitur një dyqan. Nën kërcënimin e thikës ai ka marrë një shumë parash në dyqan dhe është larguar menjëherë.

Pronari i biznesit Ardian Kuka ka njoftuar policinë pas ngjarjes dhe blutë kanë mbërritur në banesën e autorit të dyshuar, ku edhe kanë gjetur shumën e parave të grabitura. Në këtë moment, autori godet me thikë dy efektivë duke i lënë të plagosur. Ai është prangosur menjëherë nga policia, ndërsa vijon puna për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë