Ka ndodhur

Shkrumbohet nga flakët një automjet në Vlorë

Një automjet tip “Opel Zafira” ka marrë flakë në ecje e sipër në Vlorë, duke krijuar panik në lagjen “Partizani” të qytetit bregdetar.

Makina është shkrumbuar tërësisht, ndërsa edhe pse forcat zjarrfikëse janë përpjekur për të vënë flakët nën kontroll.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale R.D.,ka parë të dilte tym nga pjesa e motorit dhe ka dalë jashtë duke tentuar të shuajë flakët.

Ai thotë që shkak ishte një shkëndijë elektrike, të cilën e konfirmon edhe pasagjeri që ishte në mjet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë