Orët e para të ditës së sotme një makinë është shkrumbuar nga zjarri në fshatin Lozhan i ri në Maliq.
Mësohet se mjeti tip Land Rover ka marrë flakë rreth orës 3 të mëngjesit dhe brenda pak minutash është shkrumbuar i gjithë. Makina ishte në pronësi të Selman Braçellarit, i cili ka deklaruar se nuk është i përfshirë ndonjë konflikt.
Për momentin rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarje janë ende të paqarta, teksa policia po punon për zbardhjen e saj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.