Libra

Shkrimtari Zija Çela shpallet autori më i mirë i vitit me romanin ‘Banka e Ankesave’

Në edicionin e 25-të të Panairit të Librit janë ndarë sot çmimet për autorët dhe përkthyesit e këtij viti nga juria e cila përbëhej nga Virgjil Muçi, Aleksandër Çipa, Vjola Isufaj, Alina Karaulli dhe Agim Baçi.

Çmimi i Letërsisë për fëmijë i akordua Natasha Shyteriqit me librin “Kalendari i ëndrrave të mollës” që sipas jurisë “përmes një proze poetike autorja ka ditur të ndërtojë një botë magjike për të miturit. Falë një stili të thjeshtë e elegant, por edhe një gjuhe të pasur e të rrjedhshme, që i shkon për shtat fëmijëve, ajo ia ka dalë mbanë të krijojë një vepër letrare që i jep krah fantazisë dhe edukon me dashurinë për natyrën e, padyshim, dijen të lidhura tok me librin dhe leximin”.

Çmimi për përkthimin nga letërsia franceze shkoi për Klarita Lagji, si përkthyese e veprës “Vendi i babait” nga nobelistja Annie Arnaux.

Juria vlerësoi për veprën më të mirë studimore Arben Imamit për “Tri format e mendimit: Mitologjia, Racionaliteti, Religjoni”.

Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Leximit Alda Bardhyli dorëzoi çmimin “Përkthimi më i mirë për 2022” për Romeo Çollakun, për përkthimin e romanit “Varfanjaku i Zotit” nga Niko Kazantzakis, një botim nga Kosova. (ATA)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë