Bota

Shkon në spital me dhimbje të forta, mjekët i nxjerrin 60 objekte nga stomaku

Të vizitojnë pacientë që kanë dhimbje të mëdha të stomakut është diçka normale për mjekët por disa mjekë në Indi janë tronditur kur kanë parë se në stomakun e pacientit kishte rreth 60 sende shtëpiake duke nisur nga butonat, kufjet, varëse etj.

Ai vuante nga dhimbjet e stomakut për më shumë se dy vjet.

“Gjatë kryerjes së një radiografie, ne gjetëm varëse, zinxhirë, arra, kufje dhe shumë objekte të tjera brenda stomakut”, tha Ajmer Sain Kalra, Drejtor i Spitalit Moga Medicity në Punjab, Indi.

Mjekët i bënë ekografi dhe rreze X dhe zbuluan se dhimbja e tij ishte shkaktuar nga rreth 60 sende të vogla shtëpiake, duke përfshirë magnetet, butonat e këmishëve dhe zinxhirët. Mjekët diagnostikuan 35 -vjeçarin me një gjendje të shëndetit mendor, ku i sëmuri “gëlltit në mënyrë të vazhdueshme objekte që nuk janë ushqim”, sipas klinikës Cleveland.

Sëmundja është më e zakonshme tek fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna dhe njerëzit me çrregullime psikiatrike, duke përfshirë veçanërisht çrregullimet e spektrit të autizmit ose skizofreninë.

Sipas mediave indiane, të afërmit e pacientit nuk ishin në dijeni të problemit.

“Pasi kishte ngrënë sende të mprehta, kishte lëndime të rënda në stomak”, tha mjeku që e operoi.

Pacienti iu nënshtrua një operacioni tre orësh për heqjen e objekteve. Sipas mjekëve, 35-vjeçari vazhdon të jetë i intubuar dhe në gjendje kritike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë