Bota

Shkoi të takonte të dashurin që njohu online, 51- vjeçarja vritet për trafik organesh

Pas një udhëtimi për në Lima, Peru, askush nuk dëgjoi më nga Blanca Arellano. Pasi i kishte thënë mbesës së saj se kishte gjetur dashurinë onlinë, 51 vjeçarja u nis për në Lima dhe nuk u kthye më.

9 muaj më vonë, prokuroria duket se ka zgjidhur enigmën.

Blanca Arellano u nis nga Mexico City dhe zbarkoi në Lima, Peru, ku pati një takim me një burrë të quajtur Juan Pablo Jesus Villafuerte Pinto, 37 vjeç, student i mjekësisë njerëzore dhe bioteknologjisë. Të dy ishin takuar në një aplikacion lojrash dhe kishin disa muaj në një lidhje online. Kështu, gruaja e la veten të bindet që të ndërmarrë udhëtimin e gjatë, në mënyrë që të mund të kalojë kohë me të.

Meksikanja rezulton se është vrarë, copëtuar dhe i janë hequr organet. Policia gjeti dhe arrestoi personin me akuzën e vrasjes, trafikut të qenieve njerëzore dhe trafikimit të organeve. I dyshuari i vetëm deklarohet i pafajshëm dhe prokuroria po përpiqet të gjejë prova./TG


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë