Futboll

Shkoi për trofe te Bajerni, Kejn mendon largimin që pas sezonit të parë në Gjermani

Gazeta Si – Gjërat te Bajerni nuk po shkojnë ashtu siç Herri Kejn e kishte menduar, edhe pse ai vetë po shënon rregullisht për bavarezët, duke qenë protagonist. Futbollisti anglez, që pa u mbyllur sezoni i parë në Bundesligë, por mendon rikthimin në Premier.

Sipas zërave të fundit, sulmuesi britanik pritet të lërë Gjermaninë, nëse nuk arrin të fitojë asgjë në fund të sezonit me Bajernin. Duke ditur këtë situatë, Mançester Junajtid është vënë menjëherë në gjurmët e kapitenit të Anglisë.

Verën e kaluar Kejn la Totenhemin dhe zgjodhi Bajernin, me shpresën se do të fitonte trofe me fanellën e klubit të madh gjerman. Por titulli kampion në Gjermani duket shumë i vështirë për t’u arritur, sepse Bajer Leverkusen po bën një sezon të shkëlqyer.

Bajerni ka akluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, por me nivelin aktual ka pak shanse që t’i shkojë deri në fund kompeticionit më të rëndësishëm europian në rang klubesh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë