Ka ndodhur

Shkodër, me dy makina me qira transportonin emigrantë drejt Malit të Zi

Një person është arrestuar, ndërsa bashkëpunëtori i tij është shpallur në kërkim, pasi akuzohen se kanë tentuar të ndihmonin disa shtetas të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit.

Në kuadër të operacionit të koduar “Hoti”, është vënë në pranga shtetasi R.Ç., 18 vjeç, banues në Shkodër.

Ndërkohë që u shpall në kërkim, shtetasi R.L.,23 vjeç banues në Shkodër.

Dy të rinjtë, kanë qenë duke qarkulluar me dy mjete në zonën e Hotit dhe pasi kanë konstatuar mjetet e policisë, janë shkëputur nga rruga nacionale Hot- Vermosh dhe janë futur në një rrugë dytësore.

Policia i është vënë në ndjekje dhe pas ndalimit të tyre, kanë konstatuar se me këto dy mjete po transportoheshin drejt Malit të Zi, 15 shtetas nga vendet e treta, që kishin si destinacion vendet e BE-së.

Policia ka konstatuar se dy mjetet e përdorura, ishin marrë me qira nga shtetasi R.L., i cili është shpallur në kërkim.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë