Politike

Shkodër, Kreu i PR: Basha t’i kërkojë Metës shpërndarjen e Kuvendit…

Republikanët synojnë një mandat deputeti në Shkodër. Gjatë takimit me strukturat republikane, kryetari i PR-së, Fatmir Mediu tha gjithashtu se, Presidenti i Republikës, Ilir Meta duhet të shpërndajë Kuvendin, nëse legjislativi nuk merr në konsideratë dekretin e tij për kthimin e ndryshimeve të Kodit të ri Zgjedhor, që kaluan pa konsensusin e opozitës jashtëparlamentare.

“Presidenti ka bërë në mënyrë publike dhe të përsëritur qëndrimin se do të shpërndajë parlamentin nëse do të cenohet Kushtetuta dhe standardet e zgjedhjeve. Në respekt të detyrimit të tij, i kam kërkuar opozitës dhe e përsëris që opozita dhe veçanërisht PD duhet t’ia kërkojë z.Meta të marrë një vendim të tillë”, tha ai.

Mediu tha se është koha e të djathtës dhe e bashkimit me gjithë shqiptaret në të vetmen rrugë, atë europiane.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë