Lajme

Shkodër, ekzekutohet me armë zjarri 43-vjeçari

Një vrasje me armë zjarri ka tronditur këtë mesditë qytetin e Shkodrës.
Mësohet se është qëlluar për vdekje 43-vjeçari Gjergj Krygja për arsye ende të paqarta.
Sipas të dhënave të para të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:40, në fshatin Sumë të Shkodrës.
Policia njofton se Gjergj Krygja është qëlluar me armë zjarri.
Në drejtim të vendngjarjes janë nisur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë