Lajme

Shkodër, ekzekutohet anëtari i Këshillit Bashkiak

Një person është qëlluar për vdekje mëngjesin e sotëm në lagjen Guerile në qytetin e Shkodrës.

Shtetasi Fatbardh Lici, 53 vjeç, është qëlluar me armë zjarri nga një makinë ndërsa ndodhej në një lokal.

Viktima është vëllai i Mustafa Licit, kryetar i partisë 'Mendimi i Djathtë Liberal', njëherazi edhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës dhe kunati i Lul Kullës, i njohur si "i forti" i Shkodrës.

Pas ngjarjes policia ka gjetur në fshatin Dobraç duke u djegur një mjet tip “Benz” i cili dyshohet se ka lidhje me vrasjen.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Shkodër për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje dhe zbardhjen e plotë të krimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë