Futboll

Shkëndija prezanton Jeton Beqirin, kontratë 1.5 vjet për ish-trajnerin e Bylisit

Gazeta Si – Jeton Beqiri është trajneri i ri i Shkëndijës së Tetovës. Palët kanë firmosur një kontratë për 1.5 vjet mes tyre. Për Beqirin është një rikthim te skuadra tetovare, që ka dominuar futbollin vitet e fundit në Maqedoninë e Veriut.

“Është privilegj të jesh trajner i Shkëndijës, kënaqësi shumë e madhe dhe në të njejtën kohë edhe përgjegjësi. Dua të falenderoj kryesinë e klubit për besimin e dhënë, duke shpresuar që në fund rezultatet të na japin të drejtë dhe të realizojmë objektivat”, - tha trajneri Beqiri pas prezantimit.

Jeton Beqiri njihet edhe në Shqipëri, ku ka qenë ndihmëstrajner te Flamurtari në kohën e Shpëtim Duros, si dhe trajner i parë i Bylisit në Kategorinë e Parë.

Po ashtu, trajneri i ri i Shkëndijës ka drejtuar edhe skuadra të tjera, si Struga, Renova, Gostivari dhe Drita. Së fundi ai ishte i angazhuar me Al Jabalain në Arabinë Saudite, ku mbante postin e menaxherit dhe drejtorit të akademisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë