Mjedis

Shkencëtarët shqetësohen se ndotja e ajrit do të dyfishohet pas pandemisë

Emetimet ditore globale të CO2 ranë me 17% për shkak të masave të marra nga qeveritë për parandalimin e Covid-19.
Por shkencëtarët janë të shqetësuar se kur periudha e Covid-19 të përfundojë dhe njerëzit të kthehen në punë, përdorimi i makinave do të rritet përsëri dhe ata kanë frikë se emetimet e Co2 së shpejti do të rriten sërish.
Ata janë shprehur se është koha e duhur që politikanët të kryejnë ndryshime të mëdha, të qëndrueshme për transportin dhe për lëvizjen e makinave personale. Transporti rrugor ka rënë shumë, ashtu si edhe aviacioni. Industria është mbyllur përkohësisht dhe kërkesa për energji në të gjithë botën ka rënë. Tani në analizë të hollësishme, studiuesit kanë treguar se si këto ndryshime kanë ndikuar në emetimet tona të CO2. Ata kanë llogaritur rënien e karbonit bazuar në politikat e bllokimit të zbatuara në 69 vende që midis tyre, përbëjnë 97% të emetimeve globale. Gjatë pikut të krizës në fillim të prillit, emetimet ditore ranë me 17% në krahasim me një vit më parë, që do të thotë se 17 milion ton më pak CO2 u emetuan çdo ditë.
Çelsii i gjithë kësaj kanë qenë makinat. Emetimet e transportit sipërfaqësor kanë rënë me 43%, të njëjtën sasi si rënia e industrisë dhe gjenerimit të energjisë të kombinuara. Ndërsa ngadalësimi i aviacionit ka rrëmbyer tituj për ndikimin ekonomik, ai zë vetëm 10% të uljes gjatë pandemisë. Kina ka qenë përgjegjëse për rënien më të madhe, e ndjekur nga SHBA, Evropa dhe India.

Nëse disa kufizime në aktivitetin ekonomik qëndrojnë në vend në të gjithë botën deri në fund të vitit, atëherë emetimet globale ka të ngjarë të bien me 7%. Nëse nivelet para-pandemisë të transportit dhe aktivitetit ekonomik kthehen deri në mes të qershorit, rënia vjetore do të ishte rreth 4%.
Frank Kelly, nga kolegji King’s në Londër tha se ai e dinte se makinat me naftë lëshonin shumë më shumë ndotje sesa mendohej. Ai tha se së bashku me ekipin e tij zbuloi një mospërputhje të madhe midis emetimeve të deklaruara nga firmat e makinave dhe informacioneve të mediave.
"Një shqetësim i madh që njerëzit natyrisht do të duan të kthehen në makinat e tyre për të shkuar në punë dhe kjo mund të rikthejë emetimet në të njëjtin nivel ose edhe më të lartë se më parë,”tha Corinne Le Quéré nga universiteti të Anglisë Lindore.

Ajo thotë se pas krizës globale financiare në vitin 2008, disa qeveri si Kina, SHBA dhe Gjermania bënë investime të konsiderueshme në energjinë e erës dhe diellit dhe kjo uli çmimet e këtyre burimeve të rinovueshme.
"Këtu tani në vitin 2020 ne jemi shumë afër të njëjtën situatë në lëvizjen elektrike," tha ajo.
Shfrytëzimi i mundësisë që virusi ka paraqitur është gjithashtu në ballë të mendimit të korporatave për ndryshimin e klimës. Një letër e nënshkruar nga 155 kompani të mëdha, që përfaqësojnë 2.4 trilion dollarë (1.96 trilionë dollarë) në kapitalizimin e tregut, bën thirrje për një përgjigje të emetimeve neto-zero ndaj krizës së Covid-19.
Autorët e analizës më të fundit mbi emetimet e karbonit pajtohen që tani është momenti i veprimit. Ata tregojnë për faktin se ndërsa emetimet e CO2 mund të zvogëlohen përkohësisht, ndërsa përqendrimet e CO2 zgjaten në atmosferë, duke ngrohur planetin.

Burimi: BBC. Përktheu: Gazeta “Si”

Ky material nuk lejohet të kopjohet, apo riprodhohet pa miratimin e Gazetës “Si”. Ai është pronë intelektuale e gazetasi.al dhe si i tillë mbrohet nga ligji


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë