Keshilla

Shkenca e të qenit sharmant

Në momentin e parë kur ecni në një sallë të mbushur me njerëz, menjëherë do të dëgjoni njerëzit që pëshpërisin për mënyrën se si ju dukeni. Çdo njeri e ka provuar të paktën një herë në jetë ndjesinë e këtij fenomeni. Për fat të mirë ka disa mënyra për të përmirësuar pamjen tuaj kur duhet të takoni njerëz të rëndësishëm, vëmendja e të cilëve është po aq e rëndësishme.
Shumica e njerëzve shkojnë në evenimente të mëdha, për të lënë disa takime që u interesojnë për të nesërmen. Ata janë magjistarë? Çfarë i bën këta individë kaq fatsjellës, ndryshe prej shumë të tjerë që duhet të punojë shumë që të arrijnë të njëjtat gjëra. Ndoshta duket e çuditshme por sharmi i njerëzve dhe është një artformim dhe bën pjesë në shkencë.
Faktorët që përcaktojnë suksesin tonë me njerëzit e tjerë dhe përshtypjet që kemi mbi ta, mund të fillojnë edhe përpara se t’i takojmë personalisht. Hulumtime të ndryshme kanë treguar se njerëzit që takojmë shpesh, bëjnë gjykime rreth nesh bazuar thjesht në mënyrën si i shikojmë. Aleksandër Todorov, një profesor i psikologjisë në Princeto ka treguar se njerëzit mund të bëjnë gjykime rreth pëlqimit, besueshmërisë dhe kompetencës së dikujt, pasi shohim fytyrën e tyre për të paktën 10 herë.
“Ndërsa disa gjëra, si dominimi, janë shumë të lidhura me karakteristika morfologjike, ka gjëra të tilla si besueshmëria dhe atraktiviteti që janë shumë të lidhura me shprehitë e fytyrës,” shkruan Todorov, libri i të cilit “Vlera e fytyrës: Influenca e papërmbajtshme e përshtypjeve të para” hulumton këtë fenomen.

Roger Moore

Një gjykim i përkohshëm për diçka kaq sipërfaqësore mund të duket e nxituar, por ne e bëjmë atë gjatë gjithë kohës pa e kuptuar dhe mund të ketë implikime serioze. Për shembull, kjo mund të ndikojë shumë për të cilët ju votoni. Një studim tregoi se pamja e fytyrës, mund të përdoret për të parashikuar rezultatin e zgjedhjeve në Senatin Amerikan. Në mënyrë të ngjashme, shprehitë e fytyrës që lidhen me kompetencën, kanë qenë gjithashtu të suksesshme në parashikimin e rezultateve të zgjedhjeve që përfshijnë edhe politikanë të tjerë në vende të ndryshme.
Gjithashtu psikologët janë shprehur se gjykimet që bëjmë në lidhje me fytyrën e dikujt, mund të ndikojnë edhe në vendimet tona financiare. Në një eksperiment, personat të cilët perceptoheshin nga karakteristikat financiare si të besueshëm, kishin më pak gjasa të merrnin hua, ndryshe nga të tjerët të cilët kishin një pamje të besueshme. Shpesh herë bankat japin huan në bazë të pamjes, pavarësisht se kishin informacion rreth statusit të punësimit të huamarrësve dhe historisë së kreditit në majë të gishtave.

Përpiquni të dukeni të lumtur dhe të qeshur
Nëse nuk do të jeni në gjendje të kontrolloni tiparet fizike të fytyrës tuaj, mund të dështoni në çdo hap që do të merrni. Todorvo ka përdorur modele statistikore të bazuara në të dhënat e individëve të ndryshëm për të ndërtuar algoritme që tregojnë se njerëzit mund të duket të besueshëm vetëm nga pamja e tyre. “Njerëzit përgjithësisht kanë dëshirë të komunikojnë me një njeri të qeshur, të besueshëm dhe të shoqërueshëm. Një nga kontributet kryesorë në këto përshtypje është edhe shprehja emocionale. Duhet në çdo moment që me anë të pamjes tuaj të tregoni se ju jeni një person ekstrave dhe i gatshëm për të ndihmuar dike. Nëse nuk përpiqeni të lini këto përshtypje, njerëzit do të ju harrojnë shumë shpejt,”shpjegon Todorov.

Transmetojeni sharmin tuaj tek të tjerët
Kjo do të thotë se fillimisht duhet të besoni e jeni sharmant dhe të lexoni sa mësoni sa më shumë rreth këtij fakti, duke bashkëbiseduar me të tjerët.
Ndryshe nga përshkrimet e kaluara për paraqitjen e jashtme, duke qenë i pëlqyer nga të tjerët do të keni përfitimet tuaja edhe në biznes. Sipërmarrësve nuk duhet të kenë vetëm aftësi të mira në biznes. Njerëzit që kanë aftësi të mira sociale kanë më shumë gjasa të jenë të suksesshëm. Një studim i universitetit të Masacutesit, tregon se agjentë e shitjes që gjatë gjithë kohës e argumentojnë punën e tyre me fakte, duke qenë të qetë dhe të qeshur janë më të besueshëm, si për klientët ashtu edhe për menaxherët.
Suzanne de Janasz, një profesore menaxhimi në universitetin e Seattle, thotë se aftësitë ndërpersonale, po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme në vendin e punës, pasi organizatat kanë larguar strukturat e vjetra hierarkike në vitet e fundit.
“Në kohët e sotme, të gjithë janë të interesuar për të pasur komunikim me njerëz të aftë, të cilët janë edhe të pashëm,” shton ajo.
Ndërsa Jack Schafer një psikolog dhe isha agjent i FBI-së, tregon se Johnny Carson është një shembull i shkëlqyer të cilën duhet të ndjekim, për të mësuar se si të dukemi njerëz të besuar dhe të shoqërueshëm.
“Carson ishte një njeri introvert, i cili u trajnua shumë për të qenë i shoqërueshëm dhe i hapur me njerëzit. Sapo mbaronte shfaqja, ai qëndronte vetëm në shtëpi, por në televizion ai ishte famshëm vetëm për pamjen që transmetonte, bënte shaka dhe qesh gjithë kohës,” shtoi ai.

Ngritja e vetullave
Pra, çfarë mund të bëjmë më shumë që të dukemi simpatik në sytë e të tjerëve. Schafr thotë se magjia mund të filloj edhe me ngritjen e vetullave.
“Truri ynë është gjithmonë duke analizuar mjedisin për një mik ose për një njeri të padëshiruar. Tre gjëra e mëdha që bëjmë zakonisht kur i afrohemi dikujt është që të sinjalizojmë se nuk i përçmojmë me anë të vetullave. Një lëvizje e vetullave që zgjat rreth një orë e gjysmë, një tundje e lehtë e kokës dhe një buzë qeshje, krijojnë më shumë simpati dhe antipati, për një persona se sa biseda që mund të kryeni.
"Rregulli i artë i komunikimit është nëse i bën njerëzit të ndihen mirë për veten, ata do t'ju pëlqejnë", thotë Schafer.
Ai tregon gjithashtu se përmes mimikës mund të pasqyrojmë një sërë gjërash të cilat do të na afrojnë apo na largojnë me një njeri. Sipas tij nëse dini më shumë ec duhet për një person, mos tregoni atij gjithçka dhe lërini ata të flasin, dhe pse do detyroheni të dëgjoni të njëjtat gjëra shumë herë, mjafton të krijoni marrëdhënie të mira.

Përpiquni të gjeni një ambient diskutimi të përbashkët me bashkëbiseduesin.
De Janasz tregon se kur i afrohesh dikujt për të biseduat, patjetër dhe të gjeni diçka të përbashkët për të folur, edhe kur mendime tuaja janë të ndryshme. Ajo thekso se kjo është një ndër hallkat kryesorë për njerëzit sharmantë.
“Kur nuk i’u pëlqen mendimi i tyre, përpiquni të dëgjoni sa më shumë peronin tjetër, derisa me delikatesë t;i ktheni një përgjigje të përshtatshme, gjë që vetëm njerëzit e mençur mund ta bëjnë,” shtoi ajo.

Johnny Carson

Përqendrohuni edhe tek gjuha e trupit
“Një tjetër çelës për pëlqimin është të pasqyrojmë gjuhën e trupit tek një person tjetër. Kur njerëzit bisedojnë dhe fillojnë të pasqyrojnë mendimet e tyre njeri-tjetrin nëpërmjet lëvizjeve të duarve apo gjesteve të ndryshme. Gjuha trupit është një aspekt tjetër i rëndësishme për të pasur një raport të mirë,” shprehet Schafer.
Sipas tij është gjithashtu një mënyrë e mirë për të provuar se si po shkon biseda, nëse ndryshoni pozicionin tuaj dhe personi tjetër ju ndjek, ndoshta po shkon mirë. Çdokush që punon në shitje mund të dëshirojë ta përdorë këtë procedurë në moment që kërkon të bindë klientin. Nëse jeni duke kërkuar të krijoni një marrëdhënie të shëndetshme dhe të gjatë, vlen të përmendim diçka që Schafer i referohet si teknika e Hansel dhe Gretel. Mjafton vetëm një gabim, në mënyrën si qëndron dhe si flet, që njerëzit të largohen duke mos dashur të kenë asnjë marrëdhënie me ju. Për të anashkaluar këtë gjë, Schafer rekomandon që të tregoni detaje për veten tuaj pak nga pak.
“Ju duhet të jepni informacion për veten sikur të jepni “thurime buke”, për t’i mbajtur kurioz njerëzit gjatë gjithë kohës,” shpjegon ai.
Duke i ditur këto hapa, herën tjetër që do të ecni në nj dhomë të mbushur me njerëz që nuk i njihni do të ju duhet më pak përpjekje për t’u afruar me ta./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë