Lajme

Shkëmbim zjarri në Laç, vriten dy të rinj

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Laçin mbrëmjen e kësaj të diele. Pas një shkëmbimi me armë zjarri në qendër të qytetit dy persona kanë mbetur të vdekur. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një shkëmbimi zjarri mes një grupi të rinjsh.

Nga shkëmbimi i zjarrit kanë gjetur vdekjen shtetasit Mikel Jushi, 35 vjeç dhe Jani Jushi 30 vjeç, që kanë pasur lidhje gjaku me njeri tjetrin. Nga terreni bëhet me dije se të dy viktimat janë transportuar për në spitalin ushtarak në Tiranë, por ndërruan jetë gjatë rrugës.

Ndërkohë policia njofton se ka rrethuar gjithë zonën ku ndodhi përplasja me armë dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Mësohet se është bërë edhe shoqërimi i disa personave që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes dhe autorët e kësaj vrasje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë