Rend dhe Ligj

Shkëmbim zjarri mes shqiptarëve dhe grekëve në kufi

Të shtëna me armë zjarri mes policisë dhe një grupi grabitësish bagëtish në kufirin greko-shqiptar.

Nga raportimet e para mësohet se është plagosur një polic grek. Ndërkaq, janë arrestuar dy shqiptarë, 46 dhe 16 vjeç si dhe janë shpallur në kërkim 3 të tjerë të cilët po tentonin të kalonin kufirin nga Greqia drejt Shqipërisë.

Ngjarja ka ndodhur në Agio Nikola, në Igumenicë ndërsa janë sekuestruar një armë gjahu dhe një thikë.

Më shumë detaje:

Mësohet se ky ka qenë një operacion i organizuar nga policia greke për grupin e grabitësve që kishte realizuar disa vjedhje që nga muaji gusht.

Ata tentonin të kalonin kufirin greko- shqiptar përmes pyllit të dendur ku kalonin bagëtitë e vjedhura.

Sot, teksa gdhihej, policët grekë kanë patur shkëmbim zjarri me grupin e armatosur shqiptar.

Ka qenë pikërisht 46 vjeçari i arrestuar ai i cili ka bërë rezistencë duke plagosur efektivin grek, që siç raportohet është jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se 3 shqiptarët e shpallur në kërkim, ia kanë dalë të kalojnë kufirin duke mbërritur në tokën shqiptare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë