Lajme

Shkëlzen Selimi nuk kalon Vettingun

Një tjetër anëtar i Gjykatës së Lartë shkarkohet nga detyra. Gjyqtari Shkëlzen Selimi nuk ka mundur të kalojë sot procesin e Vettingut.

Në seancën e kaluar dëgjimore, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit rrëzoi kërkesën e bërë nga gjyqtari për pezullim të seancës. Sipas Selimit, materiale sensitive për publikun dhe të mbrojtura me ligj kishin dalë në media, dhe duhej të hetohej nxjerrja e informacionit konfidencial.

Por, KPK radhiti një sërë kontaktesh të papërshtatshme të Selimit me botën e krimit.

Gjetja e vëzhguesit ndërkombëtar të ONM-së ka zbuluar se gjyqtari Selimi ka kontakt të drejtpërdrejtë me A.I, për të cilin gjyqtari ka ndërhyrë në vitin 2015 për të ndaluar ekstradimin e tij në Itali. Ky shtetas sipas zbulimeve të ONM-së rezulton i dënuar për grup kriminal dhe trafik kokaine.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë