Rend dhe Ligj

Shkëlzen Metushi emërohet shef komisariati në Kurbin pas arrestimit të Dritan Metajt

Gazeta Si - Pas arrestimit të shefit të komisariatit të Kurbinit, Dritan Metaj, në vend të tij, me urdhër të drejtorit të Policisë së Shtetit, është emëruar Shkëlzen Metushi.

Ai mbante më herët mbante postin e shefit të sektorit të forcës së posaçme “Shqiponja” në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Dritan Metaj u arrestua nga kolegët e tij pas një urdhër arresti të SPAK. Ai akuzohet si i përfshirë në grupin e strukturuar kriminal të baronit të drogës Gëzim Çelaj.

Metaj u njoh në gjykatë me masën e sigurisë arrest në burg. Para togave të zeza ai pranoi njohjen dhe takimet me Gëzim Çelën, por sipas tij nuk i shmangte dot për shkak të njohjeve të vjetra.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë