Drejtësia

‘Flakë në det’ / Sekuestrohen 11 pasuri të tre trafikantëve në Luginën e Patokut, gomone, makina e para

Gazeta Si - Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar 11 pasuritë e 3 trafikantëve, Gëzim Çelës, Nderim Çelës dhe të Arlind Ismailukajt, të cilët u zbuluan gjatë operacionit policor dhe SPAK-ut, të koduar "Flakë në det".

Mes 11 pasurive të sekuestruara në zonën e Luginës së Patokut, rezulton edhe restoranti ‘Royal Blue’ në zonën e Luginës së Patokut, vendi në cilin pasi kryhej shkëmbimi i drogës në det të hapur, shërbente si depo droge. SPAK ka sekuestruar 45 mijë euro, 2.5 mln lekë, 4 gomone si dhe 4 makina.

LEXO EDHE:
- Përgjimet zbuluan shefin e komisariatit të Laçit, lëvizte me makinë trafikantët e Fushë Kuqes dhe 'Baronin e drogës'
- Shefa komisariatesh dhe policë të inkriminuar për trafik droge, dhjetëra të arrestuar brenda pak muajsh

Gjatë operacionit “Flakë në det”, u arrestua shefi i komisariatit të Policisë së Laçit, Dritan Metaj, ndërsa 3 persona të tjerë u shpallën në kërkim. Mes tyre, edhe “baroni i drogës”, Gëzim Çela, Arben Dalipaj dhe Roland Guza.

Hetimet për këtë grup nisën, pasi në muajin mars u sekuestruan 41 kilogramë heroinë dhe për këtë ngjarje u arrestua Armando Papa. Policia thotë se ka pasur informacione më pas për trafikimin e një sasie kanabis që do të shkëmbehej me kokainë.

Ky rast ndodhi në gusht të këtij viti dhe në pranga ranë disa persona, mes të cilëve edhe shtetas të huaj.

Teksa ka dalë parë gjyqtarëve të Tiranës për t'u njohur me masën e sigurisë “arrest në burg”, Papa pretendoi se nuk kishte dijeni për lëndën narkotike dhe se dikush tjetër duhet ta ketë vendosur atë në makinë.

31-vjeçari tha gjithashtu se ishte nisur drejt Rinasit, për t’i dërguar një porosi motrës së tij. Vlera e heroinës në treg llogaritet në gjysmë milioni euro.

Por hetimet e këtij rasti i ka ndjekur SPAK, i cili zbuloi se në këtë linjë të trafikut të drogës, ishte i përfshirë Gëzim Çelaj dhe vlonjati Arben Dalipaj.

SPAK njoftoi zyrtarisht këtë të mërkurë se këtë çështje do t’ia bashkojë dosjes voluminoze të Gëzim Ccelës dhe grupit të tij kriminal në Luginën e Patokut.

Prokuroria thotë se si pasojë e këtij hetimi janë sekuestruar disa pasuri të ndryshme, mes tyre një restorant në pronësi të nipit të Gëzim Çelës sipas SPAK, 4 automjete, para cash në Lek, Euro e Paund dhe 4 gomone.

Por teksa Gëzim Çelaj ishte në kërkim ndërkombëtar, shefi i komisariatit të Kurbinit Dritan Metaj përpos se ishte në dijeni se ku gjendej ‘baroni i drogës’ e shoqëronte atë dhe trafikantët e tjerë me makinë.

olicia ndërhyri pasi bënë shkëmbimin në det, sapo i pikasën ukrainasit i kanë vënë flakën kanabisit ndërsa skafisti Dalipaj me pseudonimin ‘Kapelja’ u arratis, dyshohet se mori edhe kokainën.

Pasuritë e sekuestruara:

1.Shoqëria “Royal Blue” Sh.p.k, e themeluar në datë 26 Tetor 2022 me administratore dhe ortake të vetme me 100% të kuotave shtetasen M.Th. me objekt aktiviteti Bar Restorant dhe adresë Lezhë, Laç, Qarku Lezhë, Bashkia Laç, Njësia administrative Fushë-Kuqe, Fshati Patok, Pasuria nr. 1759, Zona kadastrale 1673;

2.Automjet i markës Volkswagen, modeli Golf viti i prodhimit 2020 ngjyrë e bardhë me targë, në pronësi të N. Ç.;

3.Automjet i markës Audi, modeli Q8, viti i prodhimit 2018, ngjyrë e bardhë, në pronësi të N. Ç.;

4.Automjet i markës Audi, modeli A8, viti i prodhimit 2017, ngjyrë gri e errët, në pronësi të shtetasit A. I.;

5.Automjet i markës Wolkswagen, modeli Golf, viti i prodhimit 2015, gjyrë gri, në pronësi të shoqërisë “Ayla” shpk.;

6.Mjet lundrues tip Gomone, me ngjyrë gri, me gjatësi 9 m dhe gjerësi 2.7 m, me tre motorë me ngjyrë të zezë, të markës Yamaha 350 V8;

7.Kartëmonedha të prerjes 50 euro, 200 copë, sekuestruar shtetasit A. I.;

8.Shuma monetare 35 000 (tridhjetë e pesë mijë) Euro, 500 (pesëqind) paund britanik, 50 (pesëdhjetë) franga zvicerane dhe 2 344 500 (dy milion e treqind e dyzetë e katër mijë e pesëqind) lekë, sekuestruar shtetasit N. Ç.;

9.Mjet ujor Zip, gomone me gjatësi rreth 7 metra, me 1 motorr ‘entrobord’, tip Ratox me numër M6237725, ngjyrë e zezë e vendosur në karrelin me numër ROMA86/52;

10.Mjet ujor tip gomone me ngjyrë gri me mbishkrimin AKUILA NERA SEM, me 1 motorr tip SUZUKI, me fuqi 150 hp me numër 02/0z/580020;

11.Mjet ujor tip gomone, ngjyrë e zezë me gjatësi rreth 10m me mbishkrimin “G-RS”, me 2 motor tip Suzuki me fuqi 300 hp secili me numra 3000ZP – 245968 dhe 3000ZP – 245/92.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë