Futboll

Shkelja e të drejtave të njeriut, Norvegjia voton për bojkotin e Botërorit 2022

Botërori i ardhshëm mund të jetë pa Norvegjinë dhe yllin e saj, Haland? Është një mundësi konkrete, sepse të dielën futbolli norvegjez do të votojë në një kongres të jashtëzakonshëm të thirrur nga federata në lidhje me bojkotin e mundshëm të Botërorit 2022. E gjitha kjo situatë ka të bëjë me shkeljen e të drejtave të njeriut nga Katari, për kushtet e punëtorëve emigrantë.

Drejtuesit e Federatës Norvegjeze të Futbollit, edhe pse kanë qenë kritikë për organizimin e Botërorit nga Katari, janë kundër bojkotit. Norvegjia, në rast kualifikimi, mund të jetë kombëtarja e parë që do të tërhiqej nga turneu që do zhvillohet vitin e ardhshëm (21 nëntor-18 dhjetor 2022). “Të luash në Katar, është si të luash në nëj varrezë", - ka thënë zëdhënësi i “Norwegian Supporters Alliance (NSA)”, Ole Kristian Sandvik, duke përdorur një metaforë të shumë klubeve, duke nisur nga Tromsø IL, klubi pionier i lëvizjes.

Nervegjezët janë në Grupin G të kualifikueseve, bashkë me Holandën, Turqinë, Malin e Zi, Letoninë dhe Gjibraltarin. Haland me shokë janë në vend të dytë për momentin, me 6 pikë pas 3 ndeshjesh. Vendet e para të 10 grupeve kualifikohen direkt, ndërsa për vendet e tjera bëhen ndeshje shtesë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë