Politike

“Shkeli masat antiCovid në takim partie”, Spahia: Rakacolli të shkarkohet

Kryetarja e Komitetit të Ekspertëve, Mira Rakacolli, që predikon në çdo dalje publike respektimin e masave antiCovid është parë në një takim partie me më shumë se dhjetë veta në një ambient të mbyllur, ndër ta edhe pa maska.

Foto ka bërë xhiron në rrjetet sociale dhe është komentuar për shkeljen e masave nga vetë institucioni që i merr ato.

Së pari; Se ka një vendim që nuk lejohen grumbullime mbi 10 veta dhe së dyti; maska është e detyrueshme.

Për rastin në fjalë ka reaguar edhe PD-ja, përmes Bardh Spahisë.  

“Shkelin edhe rregullat që vetë predikojnë! Kjo është kryetarja e komitetit të ekspertëve, Mira Rakacolli në rresh të parë në një takim partie, bashkë me Elona Gjebrean, duke shkelur masat antiCovid që ka urdhëruar vetë! Pasi kuptuan se i nxorën bojën vetes, Gjebrea fshin foton! Pra ky është “reflektimi”, fshehja, siç bëjnë për gjithçka.

E turpshme sesi qytetarët i mbysin në gjoba, opozitën e godasin, ndërsa vetë injorojnë ligjin! Ky është shteti që ka ndërtuar Edi Rama! Ky është modeli i tij! Për vete kulaçin, për qytetarët kërbaçin!

Minimalisht Mira Rakacolli sot duhej të ishte shkarkuar nga detyra! Eshtë e pafalshme që kryetarja e komitetit të ekspertëve për pandeminë Covid-19, të shkelë e para rregullat, për hir të partisë! Nëse një qytetar që shkel rregullat antiCovid gjobitet! Kur i shkelin këta, fshehin faktet duke fshirë fotot!

Ky model i pështirë nuk duhet duruar më!”, tha Spahia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë